Card Image

Qendra Kombëtare e Bizneseve bëri të ditur se brenda afatit ligjor prej 31 korrik 2025, më shumë se 31,000 subjekte dorëzuan bilancin vjetor në kohë.

Sipas QKB-së, kjo shënon një nga performancat më të larta të viteve të fundit.

Për herë të parë, mbi 90% e bilanceve u dorëzuan brenda afatit, duke tejkaluar ndjeshëm vitet pararendëse:
? 2024 – 28,200 bilance të dorëzuara në afat
? 2023 – 26,000 bilance të dorëzuara në afat
? 2022 – 20,700 bilance të dorëzuara në afat

Ky progres pasqyron një ndërgjegjësim më të madh të bizneseve për detyrimet ligjore dhe përdorimin në rritje të shërbimeve online të QKB-së.

Më herët, subjektet hasën vështirësi të shumta për dorëzimin e pasqyrave financiare për shkak të problemeve që shfaqi sistemi që nga data 24 korrik, që herë ishte jashtë funksionit dhe herë nuk njihte nënshkrimin elektronik, duke i kthyer ditët e fundit të korrikut në një makth për financierët e kontabilistët.

Vetëm në dy ditët e fundit sistemi u rregullua dhe funksionoi normalisht.